Londër, deputetët votojnë më 15 janar për marrëveshjen e Brexit

411
Sigal

Deputetët britanikë do të votojmë më 15 janar për marrëveshjen e Brexit të negociuar midis Londrës dhe Bashkimit Europian, deklaroi sot një zëdhënës i Downing Street, ndërsa ekzekutivi pësoi disfatën e parë në Parlament.

Deputetët do të japin verdiktin e tyre duke nisur nga ora 19:00 (ora lokale dhe GMT) pas disa ditë debatesh që do të rinisin të mërkurën në Dhomën e Komuneve. Por tashmë miratimi i tekstit duket i kompromentuar pasi është kritikuar si nga “Brexiters” edhe nga eurofilët si një kërcënim për një largim brutal nga BE-ja më 29 mars.

Shenjë e një konteksti armiqësor, deputetët e vunë në vështirësi qeverinë të martën duke votuar një amendament për projektligjin e financave, i depozituar nga opozita laburistre, i cili kaloi me 303 vota pro kundrejt 296 kundra në sajë të mbështetjes së konservatorëve të shumicës. Teksti redukton kompetencat fiskale të qeverisë në kuadër të një Brexit pa marrëveshje, nëse nuk arrihet dakordësia e Parlamentit.