Londër, dënohet holandezi që trafikonte drogë me ambulancë false

399
Një holandez u shpall sot fajtor nga një gjykatë në Britani, pasi kishte trafikuar 2,3 miliardë euro drogë, me një ambulancë false. Leonardus Bijlsma ishte maskuar si një shofer ambulance dhe madje kishte hipur në ambulancë edhe persona që hiqeshin si të sëmurë me paterica për të mashtruar kontrollin në dogana, duke kryer rreth 45 udhëtime në 14 muaj.

Një nga këto ambulanca false mbante në një rrugë rreth 193 kilogramë kokainë, 74 kilogramë heroinë dhe 60 000 kokrra ekstazi. Gjatë procesit, prokurori njoftoi se policia holandeze, e informuar nga kolegët britanikë, kishte zbuluar dhjetëra ambulanca në një nga magazinat e tij në Holandë.
Sigal