Londër, 6 të vdekur dhe 50 të plagosur nga zjarri masiv në ndërtesën 27 katëshe

431
6 persona raportohen të kenë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë ndodhen në spital për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën gjigande 27 katëshe në perëndim të Londrës.
Në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit, dhe rreth 30 persona janë nxjerrë me djegie në trup, nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

“Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale”, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë ndërmjet që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të bllokuarit mes flakëve bërtisnin për ndihmë.

Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.
Sigal