Lojërat Olimpike, Koreja e Jugut i kërkon bisedime të nivelit të lartë Koresë së Veriut

614
Koreja e Jugut ka ofruar bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut më 9 janar për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të Penianit në Lojërat Olimpike Dimërore. Një lëvizje e tillë vjen pasi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u shpreh se po mendon të dërgojë një ekip në Piongçang në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike që pritet të zhvillohen në muajin shkurt.
Ai tha gjithashtu se të dyja palët duhet të takohen në mënyrë urgjente për ta diskutuar një mundësi të tillë.
President i Koresë së Jugut tha se e sheh këtë si një shans shumë të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet.
President Moon Jae-in është shprehur gjatë një takimi se programi bërthamor i Penianit do të jetë sfondi i çdo diskutimi për sportin.
“Përmirësimi i marrëdhënieve mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut nuk mund të zhvillohet pa zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Penianit, kështu që ministria e jashtme duhet të koordinohet me aleatët dhe komunitetit ndërkombëtar në lidhje me këtë”, është shprehur Moon.
Ndërsa lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shprehur se Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Korenë e Jugut do të jenë rast i mirë për vendin dhe se mendon që do të rezultojnë me sukses.
Sigal