Llotaria e Krishtlindjeve në Spanjë

168
Kostume shumëngjyrëshe, emocione dhe shpresë mbushën rrugët jashtë teatrit mbretëror në Madrid, teksa qindra njerëz ishin dëshmitarë të llotarisë së përvitshme të krishtlindjeve, gjatë të cilës u shpërndanë çmime në shumën e 2.24 miliardë eurove. El gordo apo “The fat one” është çmimi më i madh i llotarisë tradicionale në Spanjë, që u ndoq live edhe në televizion nga miliona vetë. Ceremonia ishte vërtet madhështore dhe me shumë emocione teksa ishin fëmijët e shkollës San Ildefonso ata që thërrisnin numrat e fatit për ata që kishin blerë bileta. Procesi i llotarisë zgjati për orë me radhë. Fillimisht zbulohet fituesi i çmimit të madh dhe më pas nisi raundi i dytë i llotarisë, që korrespondon me dhjetëra apo qindra fitues të shumave të ndryshme.

El gordo është çmimi prej 400 mijë eurosh.
Llotaria e Krishtlindjeve në Spanjë është një traditë e vjetër, e nisur 200 vjet më parë dhe mbetet një nga kënaqësitë më të mëdha të këtij sezoni festiv. Lojtarët supersticiozë i kishin blerë biletat orë apo ditë më përpara dhe ata zunë vendet orë përpara se të nisë ceremonia, thjesht për të patur një vend sa më të mirë. “Kam ardhur këtu për të marrë pjesë në këtë llotari të paktën 4 vitet e fundit. Shpresoj që numrat fitues të jenë të mitë dhe të fitoj dicka” tha 79 vjeçarja Manuela Sevilla. Një biletë për një lojtar kushton 20 euro dhe çmimet nuk kanë ndryshuar përgjatë viteve të fundit. “Kam blerë 57 blieta” tha Lola Jimenez, e cila kishte zgjedhur si numrin e saj me fat 120, që reflekton edhe numrin e punonjësve në vendin e saj të punës. Kompani të ndryshme, asosacione të sportit, dyqanet dhe lokalet gjithashtu blenë bileta sipas numrit të stafit të tyre apo të familjarëve.