Lituania: BE-ja të mos importojë energji elektrike nga centralet ruse dhe bjelloruse

658
Lituania u bëri sot thirrje fqinjëve të saj, anëtarë si ajo të Bashkimit Evropian, për të pezulluar blerjen e energjisë elektrike nga centralet bërthamore ruse. Ministri lituanez i Energjisë, Rokas Masiulis pohoi se projektet e reaktorëve rusë në perëndim të Bjellorusisë dhe në enklavën ruse të Kaliningradit paraqesin një rrezik të mundshëm për shtetet fqinje.

“Unë do të takohem personalisht me homologët letuanezë, estonezë, finlandezë dhe polakë për të zhvilluar bisedime me ta rreth masave që mund të ndikojnë në kufizimin e hyrjes në tregun e BE-së të energjisë elektrike e prodhuar në centrale me rrezikshmëri të lartë”, deklaroi ministri për median. Ai sqaroi se u kishte dërguar tashmë letër të sipërcituarve për këtë çështje.

Centrali bërthamor bjellorus, i ndërtuar nga Rusia rreth 50 kilometra nga kufiri lituaneze, pritet të hyjë në shërbim në vitin 2018. Ndërtimi i centralit të Kaliningradit, enklava ruse mes detit Balltik, Polonisë dhe Bjellorusisë mbetet i pezulluar prej vitit 2013.