“Lista e zezë”, Lavrov: Ankesat e BE-së janë absurde

441
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se ankesat e Bashkimit Evropian për ndalesën e udhëtimit që u ka vënë Moska 89 politikanëve evropianë, janë “absurde”.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat se “lista e zezë” është formë e ndëshkimit politik të evropianëve që kanë kritikuar aneksimin e Krimsë nga Moska dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për separatistët në lindje të Ukrainës.
Lavrov ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër zyrtarëve rusë, janë të motivuara politikisht. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë të shtunën se lista e zezë e Kremlinit është “krejtësisht arbitrare dhe e pajustifikueshme, sidomos për shkak të mungesës së shpjegimit dhe transparencës”.
Sigal