Lirohet me kusht nipi i Mandelës

522
Një gjykatë në Afrikën e Jugut, e ka liruar me kusht nipin e Nelson Mandelës, i cili po akuzohet për përdhunimin e një vajze 15 vjeçare. 24-vjeçari akuzohet për përdhunimin e adoleshentes një banjon e një restoranti në Johanesburg. Ai ka paguar 535 dollarë për lirimin dhe është urdhëruar që të dorëzojë pasaportën tek autoritetet e Afrikës së Jugut. Sipas ligjeve në Afrikën e Jugut, kryerja e marrëdhënies seksuale me një person nën moshën 16 vjeçare konsiderohet përdhunim.Avokatët e nipit të Mandelës kanë hedhur dyshime lidhur me moshën e viktimës, duke thënë se ajo është 16 vjeçare, në kohë.
Sigal