Lindje e sukseshme në SHBA, vjen në jetë fëmija nga emrioni i ngrirë 25 vjet

488
Lindje e rrallë në Knoxville, në Tennessee. Më 25 nëntor erdhi në jetë vogëlushja Emma, e cila është rezultat i ngrirjes së një embrioni më 14 tetor 1992.
Prindërit e Emës, Tina dhe Benjamin Gibson, mbetën të befasuar kur morën vesh moshën e embrionit. Nëna adoptuese e vogëlushes ka lindur një vit e gjysmë pas atij 14 tetori 1992, vit kur u formua embrioni. “Ne mund të kishim qenë shoqe të ngushta shumë të mira”- tha 24-vjecarja.
Ndërsa në një intervistë më vonë nëna tha se nuk do t’ia se si ka lindur vajza e saj. “Doja thjesht një fëmijë. Nuk dua t’ia di nëse është një rekord botëror”- tha ajo.
Rasti konsiderohet i veçantë pasi deri tani, embrioni më i vjetër që ka përfunduar me një lindje të suksesshme ka qenë i ruajtur për 20 vjet. Ema është një embrion i ruajtur për 25 vjet, pasi u konceptua në laborator me materialin gjenetik të një çifti që nuk mund të kishin fëmijë në mënyrë natyrale.
Sigal