Lind bebja nga embrioni që mbahej i ngrirë prej 25 vitesh

477
Në SHBA ka lindur një bebe nga një embrion i ngrirë para 25 vitesh, duke shënuar rekord në këtë fushë. Vajza quhet Emma dhe lindi në 25 Nëntor, ndërsa mamaja e saj është një vajzë 24-vjeçare, e cila thotë ndër te tjera se mund të kishin qenë edhe shoqe bashkë me të bijën. Në fakt ky embrion është krijuar në vititn 1992 nga një çift anonim, dhe ka qëndruar në depozitën e ngrirjes për 25 vjet në pritje për të ardhur në jetë.
Çifti i ri nuk arrinte të kishte fëmijë në mënyrë natyrale, dhe nisën procedurat për të pasur mundësinë e përdorimit të embrioneve të dhuruara të cilat janë të krijuara me fekondim artificial.
Prindërit e rinj thonë se më në fund dëshira e tyre u plotësua dhe bebja është në gjendje shume të mirë shëndetësore.
Në SHBA këtë vit kanë lindur 700 bebe nga embrione të ngrira.
Sigal