Lihen pas hekurave 7 nga dhunuesit e Zoran Zaev dhe Zijadin Selës

501
Gjykata në Maqedoni ka lënë në burg 7 nga protestuesit që u përfshinë në akte dhune ndaj deputetëve në parlamentin maqedonas. Ata dolën para togave të zeza të dielën.

Mbi ta rëndojnë akuzat: Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës” dhe “Pjesëmarrje në turmë që do të bëj vepër penale”.

Prokuroria e Shkupit thotë se ka mbledhur dëshmi dhe nisur procedim penal për 15 protestues të përfshirë në trazirat e Kuvendit.

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se ata janë personat që sulmuan deputetët dhe depërtuan sigurimin e dobët policor. Mes deputetëve të lënduar ishin dhe Zoran Zaev dhe Zijadin Sela.

Prokurori publik kompetent, ka konstatuar se janë përmbushur bazat ligjore për katërmbëdhjetë të dyshuar deri tek gjykatësi i procedurës së paraprake për masën e paraburgimit.

Ndaj një personi është propozuar përcaktimi i masës për kujdes.

Për momentin nuk ka kallëzim kundër organizatorëve të protestave, por policia ka dërguar njoftim të posaçëm deri në Prokurorinë Themelore Publike.

Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të përfshirëve për pjesëmarrje dhe dhunim të instucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar.
Sigal