Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni, Xhaferi: U miratua nga shumica, ata që janë kundër…

592
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka komentuar miratimin e ligjit për gjuhën shqipe. Në një lidhje telefonike për “Neës24”, Xhaferi tha se ligji u miratua nga 69 deputetët pjesëmarrës në seancë, ndërsa VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit që ka kundërshtuar nuk mori pjesë në seancë. Ai tha se tashmë pritet vetëm dekretimi i ligjit nga presidenti i vendit.
“Me këtë miratim përmbyllet procesi i miratimi të ligjit për gjuhen shqipe. Nga 69 deputetë, të gjithë kanë votuar pro ligjit dhe tashme pritet vetëm dekretimi nga kreu i shtetit. Nuk kam koment për ata që janë kundër ligjit. VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë në procesin e miratimit të ligjit dhe ka dhënë qëndrimit të tyre në deklarata të mëparshme”- tha Xhaferi.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.
Ky ligj që lejon edhe gjuhën shqipe në shkolla, shkaktoi debat të gjerë në Maqedoni, ku nga forcat politike VMRO-DPMNE u propagandua si kundër Maqedonisë dhe se federalizon shtetin.
Sigal