Lidhje me ekstremistë të ISIS, 28-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia

613
Një tjetër shtetas nga Kosova është dëbuar nga Italia, pasi akuzohet se kishte lidhje me Shtetin Islamik. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, banues në provincën e Bolzanos.
Mësohet se vendimi i depërtimit është nënshkruar nga ministri i Brendshëm Marco Minniti, ndërsa i riu ishte nën hetim nga strukturat e anti-terrorrizimit. Po ashtu, nga hetimet e policisë, dyshohet se ai ishte në kontakt me ekstremistë në Siri dhe Irak, ndërsa ishte pjesë e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik”.
Mes të tjerash raportohet se ai kishte qenë pjesë e grupi xhihadistët në Siri, gjatë vitit 2014m deri në fillim të 2015-ës. Kjo nuk është hera e parë kur nga Italia dëbohen shtetas nga Kosova për lidhjet e tyre me ekstremistë të ISIS.
Sigal