Lideri kurd në Moskë, Turqia kritikon vizitën

500
Kryeministri turk islamiko-konservator Ahmet Davutoglu, kritikoi sot një vizitë të parashikuar për në Moskë të liderit politik kryesor të kurdëve në Turqi, në mes të krizës diplomatike ruso-turke të shkaktuar nga rrëzimi i një bombarduesi rus nga avionët turq.
“Ata mund të shkojnë aty ku duan, por ne pyesim përse njerëzit e HDP-së (Partia Demokratike e Popujve, prokurde) shkojnë tani në Rusi, me të cilën po kalojmë një krizë, dhe jo dy muaj më parë”, deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi të përjavshëm në Parlament para deputetëve të partisë Drejtësi dhe Zhvillik (AKP).
Kryetari i HDP-së, forca më e madhe politike kurde, Selahattin Demirtas, do të takohet nesër me shefin rus të Diplomacisë, Serguei Lavrov në Moskë.
Sigal