Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, përkujton katërvjetorin e paraardhësit

494
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vizituar pallatin Kumsusan me rastin e përvjetorit të katërt të vdekjes së babait të tij, liderit të ndjerë Kim Jong Il. Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT publikoi imazhe të vizitës , ku Kim Jon Un shfaqet i shoqëruar nga zyrtarë të lartë ushtarakë. Lideri i vendit komunist u përkul para statujës së liderit të fundit, paraardhësit dhe njëkohësisht babai i tij Kim Jong Il dhe themeluesit të shtetit Kim Il Sung. Sipas KRT, vizita është zhvilluar rreth mesnatës në Piongiang më 17 dhjetor .

Ndërkohë i gjithë vendi komunist ka nderuar liderët e ndjerë, me buqeta me lule dhe homazhe para busteve të tyre. Kim Jong Un, i cili besohet të jetë pak më shumë se 30 vjeç, që kur ka ardhur në pushtet në 2011 pas vdekjes së të atit ka kryer teste të raketave me rreze të gjatë dhe një test bërthamor, në kundërshtim të sanksioneve të OKB .
Sigal