“Lideri i ISIS, Al Baghdadi ndodhet në Libi dhe është plagosur rëndë”

545
Sipas agjencisë iraniane “Fars”, lideri i ISIS Al Baghdadi ndodhet në Libi dhe është plagosur rëndë. Dyshohet se kreu i Shtetit Islamik ka mbërritur në Libi nga Turqia, ku ishte dërguar për të kuruar plagët e rënda që mori në muajin tetor, gjatë një sulmi në Irak.

Por lajmi nuk konfirmohet nga kryediplomati rus Sergei Lavrov, i cili tha: “Nuk e dimë saktësisht nëse ndodhet në Libi, por dimë që ISIS ndodhet në qytetin Sirte. Për Al Baghdadin e rëndësishme është të tregojë se përhapja e ISIS-it po vijon”.
Sigal