Lideri i “Demokracia e Re”, Meimarakis: Maqedonia është Greqi

437
Çështja për emrin e Maqedonisë ishte një nga temat kryesore në fjalimet e kandidatëve për lider të partisë opozitare greke Demokracia e Re, të cilët gjatë fundjavës e vizituan Greqinë Veriore në kuadër të fushatës zgjedhore.
Vangelis Meimarakis, i cili është lider aktual i konservatorëve, i bëri thirrje qeverisë greke të harroj në patrullimet e përbashkëta detare me Turqinë dhe theksoi se pavarësish krizës, çështjet kombëtare duhet të “mbrohen”.
“Maqedonia është greke”, tha Meimarakis, sic e përfundoi edhe fjalimit e tij në Parlamentin Kombëtar. Ai rikujtoi “vendimin unanim të parlamentit që solli deri në vendimin e Bukureshtit.
Apostolos Xixikostas vizitoi Follorinën dhe mori pjesë në kremtimin e “Ditës së Kujtesës së Luftës Maqedonisë, dhe i dërgoi porosi qeverisë greke “të mos guxojë të luajë me Maqedoninë”.
“Me interesat e vendit nuk duhet të luajnë. Nuk guxon të luani me Maqedoninë. Greqia ka një qëndrim të qartë kombëtar dhe nuk duhet të negociohet”, tha Xixikostas.
“Ne maqedonasit jemi shumë krenarë për paraardhësit tanë dhe detyra jonë është që ta mbajmë gjallë sakrificën e tyre, etikën dhe vlerat”, shtoi ai. (INA) 
Sigal