Liderët e G7-ës diskutojnë sot për terrorizmin dhe kushtet klimatike

505
Terrorizmi dhe ndryshimet klimatike pritet të jenë temat kryresore të diskutimit, në ditën e dytë të samitit të shtatë vendeve më të industrializuara. Në samit, i cili po mbahet në Gjermani, po marrin pjesë liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Atyre do t’u bashkohet edhe kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi dhe presidenti i Nigerisë, për të diskutuar për kërcënimet nga grupet ekstremiste si Boko Haram dhe Shteti Islamik. Ky i fundit vazhdon të ketë nën kontrollë territore të mëdha në Siri dhe irak.
Në ditën e parë të samitit, temë kryesore ishte konflikti në Ukainë. Presidenti Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u pajtuan që sanskionet ekonomike kundër Rusisë do të mbeten në fuqi, derisa ajo të “zbatojë në tërësi” marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk në muajin shkurt.
Sigal