Liderët e dy Koreve në prag të samitit historik më 27 prill, ja disa fakte historike për ta

530
Liderët e dy Koreve pritet të zhvillojnë një takim më 27 prill para se të zhvillohet samiti historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.
Më poshtë vijojnë fakte nga jeta e dy liderëve:
Lideri koreano-verior Kim Jong Un
Kim Jong Un është djali i diktatorit Kim Jong Il dhe nipi i “presidentit të përjetshëm”, Kim Il Sung.
Ai u bë Lideri Suprem i Koresë së Veriut në dhjetor 2011.
Fizikisht fytyra e rrumbullakët e Kimit i ngjan asaj të babait, por edhe më shumë asaj të gjyshit. Disa spekulojnë se ai ka bërë operacion plastik për të rritur këto ngjashmëri.
Kim Jong Un studioi në Zvicër me një tjetër emër deri në vitin 1998.
Që kur erdhi në pushtet, Kimi vazhdoi zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ai ngriu testet me raketa javën e kaluar duke u shprehur se “puna me mbushjet bërthamore përfundoi”.
Ai ka bërë gjithashtu edhe një spastrim në zyrtarët e niveleve të larta, kryesisht me akuzën për tradhti, përfshirë xhaxhin e tij shumë të fuqishëm Jang Song Thaek në dhjetor 2013 dhe kreun e forcave të armatosura Hyon Yong Chol, në prill të vitit të kaluar.
Presidenti koreano-jugor Moon Jae In
Moon u lind nga prindër refugjatë të ardhur nga Koreja e Veriut. Mbaroi studimet për drejtësi në Seul dhe u bë president vitin e kaluar.
Ai shihet si një person i sigurtë, pas skandalit për korrupsion që preku paraardhësen e tij konservatore, Park Geun Hye, ndaj të cilës ai humbi në zgjedhjet e vitit 2012.
Shumë shqetësohen se ai është treguar shumë i butë ndaj Koresë së Veriut, pasi aplikoi një version të rishikuar të politikës së ashtuquajtur ”Drita e diellit” për afrimin e dy Koreve, që mbështetet edhe nga ish-presidenti dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, në vitin 2000, Kim Dae Jung dhe pasuesi i tij Roh Moo Hyun, shkruan atsh.
Ai përshkruhet si një strateg i qetë dhe racional.
Ai ishte krahu i djathtë i Roh si kryetar i stafit në zyrën e presidentit.
Në vitin 1975 ai u burgos si pjesë e protestave në rrugë kundër drejtimit autoritar të Park Chung Hee./
Sigal