Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për migrantët, Merkel: Nuk dorëzohemi

484
Sigal

Në një kohë kur Evropa po përballet me valën e refugjatëve, liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian janë mbledhur dje në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, por pa marrëveshje konkrete. Merkel tha se pavarësisht dallimeve është arritur që shtetet të bashkohen për këtë çështje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi”-ka thënë Merkel.

Merkel ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.

Ajo është duke u sfiduar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.

Merkel ka theksuar nevojën për solidaritet, duke thënë se nuk mund të përballen të vetme vendet ku hyjnë për herë të parë migrantët.