Libia-Italisë: Do të reagojmë nëse anijet tuaja do të rihyjnë në ujrat tona

470
Rritet tensioni mes Italisë dhe Libisë. “Qeveria libiane e Tobruk dënon me vendosmëri dhunimin e ujërave territoriale pas hyrjes gjatë ditës së djeshme të tre anijeve luftarake italiane në afërsi të brigjeve të Bengasi, në Daryana, rreth 55 km në lindje të qytetit.
Kjo është komunikata zyrtare e shtypit e publikuar sot nga qeveria libiane në faqen zyrtare ne Facebook e Twitter.
Qeveria e Tobruk ka paralajmëruar qeverinë e Rencit se do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Sipas libianëve tre anijet italaie janë parë të lundrojnë në afërsi të brigjeve të Bengasit gjatës së të shtunës duke u gdhirë e diela 1 nëntor 2015.
Tre mjetet lundruese italiane janë pjeë e forcës detare të organizuara nga vendet e Bashkimit Europian për të kundërshtuar trafikun e qënieve njerëzore drejt brigjeve italiane.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm libian Saqr Geroushi, ka informuar gjatë mëngjesit të sotëm se aviacioni libian ka ngritur në fluturim avionët e tij ushtarak për të monitoruar lëvizjet e tre anijeve luftarake italiane.
Nuk ka ende një komunikatë zyrtare të qeverisë italiane mbi këtë ngjarje dhe pse mediat italiane sjellin informacionin se burime të qeverisë kanë mohuar këtë fakt duke kujtuar se gjatë ditës së djeshme qeveria e Tobruk duhet të votonte propozimin e të dërguarit special të OKB, Bernardino Leo për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.
Sigal