Libi/Gjenden mbetjet mortore të fëmijëve të rrëmbyer më 2015

45
Autoritetet libiane kanë thënë se kanë gjetur mbetjet mortore të tre fëmijëve, që ishin rrëmbyer më 2015 në kryeqytetin Tripoli.
Zyra e hetimeve kriminale në Libi ka thënë sot se trupat janë gjetur në qytetin jugor Surman.
Një grup i armatosur kishte rrëmbyer fëmijët e familjes së biznesmenit Reyad al-Shershari dhe në këmbim të lirimit të tyre kishin kërkuar shpërblim. Fëmijët ishin nga mosha pesë deri në 12 vjeç, në kohën kur ishin rrëmbyer, transmeton AP.
Al-Shershari u ka thënë mediave lokale se ai u ka bërë apel autoriteteve gjatë këtyre viteve, por ata kanë dështuar që ta zbardhin këtë rast.
Në muajin mars, zyra për hetime kishte thënë se kanë arrestuar liderin e këtij grupi dhe kanë vrarë anëtarët e tjerë të tij.