Letra/ Ambasada turke i kërkon Kosovës ndëshkimin e gazetarit kosovar

491
Sigal

Ambasada turke në Prishtinë mësohet t’i ketë kërkuar qeverisë së Kosovës ndëshkim me burg për gazetarin kosovar, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij në facebook, lidhur me grushtin e shtetit në Turq. Sipas Agjensisë së Lajmeve Reuters, e cila ka publikuar kërkesën zyrtarë të ambasadës turke, dërguar Ministrisë së Jashtme Kosovare, Buzhala ka ironizuar në facebook gjatë momenteve të grushtit të shtetit në tentativë, duke thënë se “iu bëj ftesë qytetarëve të Kosovës që janë me pushime në Turqi, të rreshtohen me ushtrinë”.


Ndëshkimin e gazetarit, ambasada tukre e ka kërkuar përmes një ligji të ri që ndëshkon qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në konflikte të huaja. “Në kërkesën e ambasadës gjithashtu thuhet se ligji në fjalë thotë që komentet nga njerëz siç janë Buzhala, duhet të ndëshkohen me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, shkruan Reuters. Gazetari ka thënë se ai nuk është informuar për kërkesën, por kjo sipas tij dëshmon “arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtrojë edhe politikisht”.