Lëkundje tërmeti 4.1 ballë në Athinë dhe disa ishuj

459
Greqia lëkundet nga tërmeti. Tërmeti 4.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 16 e 37 minuata me orën lokale nga Instituti Gjeodinamik në Athinë. Epiqendra e tij është përcaktuar në zonën detare pranë ishullit Evia, rreth 100 km në veri-lindje të Athinës, në një thellësi prej vetëm 5 km, ndaj dhe tërmeti është ndjerë shumë në të gjitha zonat e kryeqytetit grek. Fenomeni po ndiqet me kujdes nga sizmologët pasi prej mëngjesit, para goditjes më të fuqishme janë regjistruar edhe katër lëkundje të tjera në të njëjtën zonë me fuqi nga 2.9 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter. Dy ditë më parë Italia qëndrore u godit nga një tërmet i fuqishëm ku deri më tani janë regjistruar 268 persona të vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sigal