Lëkunden tregjet aziatike, dobësohet ekonomia kineze

584
Vijon vijon të shfaqë shenja të tkurrjes së ekonomisë së saj. kështu, sipas të dhënave zyrtare për muajin gusht prodhimi industrial për ekonominë e dytë të botës pësoi rënie, duke tronditur tregjet financiare e duke shtuar presionin mbi qeverinë që të hartojë menjëherë politikat e duhura për të stimuluar ekonominë.
Indeksi menaxherial që mat aktivitetin industrial në Kinë PMI, ran ë gusht në 49.7 pikë nga 50 pikë që ishte në korrik, duke shënuar kështu nivelin më të dobët që nga gushti i vitit 2012. Leximi i shifrave mbi nivelin e 50 pikëve tregon zgjerim të aktivitetit dhe nën 50 pikë, shfaq kontraktim. Shifrat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave me qendër në Pekin, dhanë impakt negativ edhe bursat aziatike, që u hapën në rënie të lehtë.
Sigal