Le Pen sulmon Macron: “Kandidat i vazhdimësisë”

505
Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë Marine Le Pen ka akuzuar rivalin e saj pro Bashkimit Europian Emmanuel Macron, duke e quajtur atë kandidat të vazhdimësisë, shkruan BBC.

Ajo e lidh Macron me presidentin aktual të papëlqyeshëm, Francois Hollande, në kabinetin e të cilit ai ka shërbyer.

Macron, i cili do të zhvillojë një miting ka thënë më herët për BBC-në që Bashkimi Europian duhet të reformohet ose mund të përballet me daljen e Francës nga blloku.

Macron për momentin është 20 për qind para Le Pen në sondazhet para zgjedhjeve të së dielës.
Sigal