Le Pen refuzon shaminë, anulohet takimi me liderin libanez

483
Pas deklaratave për nxjerrjen e Francës nga BE-ja dhe marrjen e disa masave radikale, Marine Le Pen, kandidatja për presidente në Francë ka befasuar sërish me veprimin e saj. Ajo ka anuluar në minutën e fundit takimin e parashikuar me Myftiun e Madh libanez, Abdellatif Daryan. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Daryan, ku ka sqaruar se kryetarja e ekstremit të djathtë kishte refuzuar të mbulonte kokën me shami. Sipas njoftimit të shpërndarë nga kjo zyrë, Le Pen ishte njoftuar në kohë për këtë masë protokollare.
“Kemi mbetur të habitur nga refuzimi i zonjës Le Pen, e cila është larguar pa kryer takimin e parashikuar”, thuhet në komunikatë, ku sjellja e kryetares së Frontit Nacional konsiderohet e “papërshtatshme”. Ndërkohë nga zyra e Le Pen, politikania nuk ka pasur ende një reagim.
Sigal