Le Pen dorëhiqet nga drejtimi i partisë: Do jem mbi palët politike

491
Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen ka njoftuar dorëheqjen si udhëheqëse e partisë Fronti Kombëtar.

Kjo lëvizje e saj vjen vetëm një ditë pasi ajo arriti të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku do të përballet me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron, shkruan BBC.

Le Pen tha për Televizionin francez se duhej të ishte një kandidate mbi palët politike.

“Sonte vendosa që të lë presidencën e Frontit Kombëtar. Unë do të jem mbi konsideratat partiake”, deklaroi Le Pen për televizonin France 2.

Sondazhet e opinionit thonë se Macron është favorit i fortë në raundin e dytë, por Le Pen tha: “Ne mund të fitojmë, ne do të fitojmë”.

Ajo i tha televizionit France 2 se Franca po i afrohej një momenti vendimtar.
Sigal