Një nënë ka vrarë djalin e saj 3 –vjeçar dhe me pas ka njoftuar policinë me pretendimin se ai ishte zhdukur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park në Las Vegas.

Trupi i Daniel Theriot u gjeti i pajetë pranë Zonës Kombëtare të Liqenit Mead, një ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga nëna e tij raporton New York Post.

Smith telefonoi oficerët rreth orës 9 të mëngjesit, duke u thënë se ajo kishte marrë djalin e saj për të ushqyer rosat në park dhe për një moment u shkëput për të përdorur telefonin e saj, por kur u kthye vogëlushi nuk ishte më.   Sipas hetuesve ky version ishte dhënë nga nëna e 3-vjeçarit për të penguar hetimet dhe për të mbuluar krimin.

Pas disa orë kërkimesh dhe hetimesh, hetuesit gjetën trupin e trevjeçarit të hedhur në parkun e liqenit Mead. Vogëlushi ishte hedhur atje 12 orë, pasi nëna bëri denoncimin në polici.

Por brenda 24- orëve nuk kishte ndodhur asnjë aksident në atë zonë, kështu që të gjitha hetimet u kthyen drejt nënë se vogëlushit.

Policia arrestoi 20 vjeçaren Cassie Smith dhe të dashurin e saj, 40-vjeçar, pasi dhe ky i fundit ka qenë bashkëpuntor në krim.