Largohet nga SHBA-të dhe i afrohet Europës, uragani “Lorenzo” i merr jetën një personi

631
Sigal

Teksa disa ditë më parë u paralajmërua për një rikthim të Uraganit Lorenzo, një prej anëtarëve të ekuipazhit të një anije të humbur ka vdekur.

Gjatë fundjavës së kaluar uragani Lorenco u vlerësua i kategorisë 5, duke shkatërruar mijëra banesa, ndërtesa, shkuli pemë dhe rrëzoi shtylla tensioni, ku sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit në SHBA thuhet se ka pasur kategorinë më të fortë për veriun dhe lindjen në Oqeanin Atlantik.

Mendohet që Uragani të dobësohet në ditët në vijim teksa lëviz me veri në trajektoren e saj drejt Irlandës dhe Anglisë më vonë këtë javë, duke ju drejtuar Europës.

Ndërsa ekuipazhi për operacionin e kërkimit shpëtimit të anëtarëve të një varke të humbur gjatë fundjavës, raportojnë se deri më tani janë gjetur vetëm 3 persona, ndërsa një tjetër ka vdekur.