Largohet nga qeveria ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius

515
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka bërë të ditur se do të largohet nga qeveria. Largimi nga qeveria i Laurent Fabius është përfolur prej disa kohësh.
Ish-ministri i Jashtëm i pyetur nga gazetarët nëse ishte duke marrë pjesë në takimin e fundit të qeverisë, ai u përgjigj “po”.
Fabius tani 69 vjeç, në vitin 1984 ka qenë 37 vjeç kur ai ka marrë detyrën e kryeministrit.
Ish-ministri i Jashtëm Frances pritet të marrë një pozicion si kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Francës.
Ai u vlerësua gjerësisht për rolin e tij mbikëqyrës në negociatat e suksesshme të Samitit të Klimës të OKB-së në Paris në dhjetor.
Sigal