Land Rover prezanton modelin më të ri, SVAbiography

552
Pak ditë para se të nis LA Auto Shw, Land Rover ka prezantuar modelin më të ri – një SUV më i shtrenjtë se makinat që ka prodhuar më parë.
Modeli SVAbiography që lansohet vitin që vjen, është pasardhësi i linjës Range Rover, me ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme dhe sistemin e punës së motorit
Makina është shumë më e gjerë dhe më e gjatë se të tjerat, duke ofruar komoditet më të madh, veçanërisht në shtrirjen e këmbëve.
Udhëtarët që janë prapa, kanë mundësi të qëndrojnë gjysmë të shtrirë, sikur në aeroplanët privatë, ndërsa kanë përpara ekranin e sheshtë.
Për të blerë këtë makinë, duhet paguar prej 224 mijë deri në 236 mijë euro, që e bënë më të shtrenjtë se Bentley Bentayga.

SVAutobiography, modeli më i ri nga Land Rover (Foto)
Sigal