Land Rover-i i vitit 1958 del në ankand

479
Një Land Rover shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound. Mjeti i rrallë u modifikua, pak pasi u prodhua në vitin 1958.

Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë dhe është i aftë që të kalojë përmes lumenjve e kënetave moçalore. Megjithatë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h.

Historia e plotë e Land Roverit është e panjohur, por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani përpara se të kthehej në Britaninë e madhe vitin e kaluar.
Sigal