Lamtumirë Nelson Mandela!

492
Sigal

Një prej personazheve më të famshme në botë, Nelson Mandela ka ndërruar jetë. Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma njoftoi mbrëmjen e së enjtes se Mandela ndërroi jetë në moshën 95- vjeçare. “Ka ndërruar jetë dhe tanimë ai është në paqe”, -tha Zuma ndërsa shprehu keqardhje për faktin se vendi ka humbur një nga bijtë më të mëdhenj dhe qytetarët kanë humbur babain e tyre. Anëtarë të familjes u mblodhën pranë tij, dy ditë pasi vajza më e madhe e Mandela-s bëri të ditur se ai ishte duke luftuar me kurajo, edhe pse gjendeja në atë që e quajti “shtrati i vdekjes”. Mandela kaloi afro 3 muaj i shtruar në spital, pas një infeksioni në mushkëri. 95-vjeçari udhëhoqi tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë të viteve 1990, pasi kishte kaluar më parë 27 vjet në burg. Mandela ishte President i Afrikës Jugore dhe Luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikën. Shumë vite së jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tija dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri më 1961-n dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit a u bë lideri i grupit të armatosur së ANCs, Umkohnto we Sizwe. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u dënua me burg të përjetshëm, sepse ka planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij ju afrua mundësia e lirimit, në qoftë se pranon ndalimin e aktivitetit të armatosur, ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanie të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin “Nobel”. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si Presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe është aktiv për organizata për të drejtat e njerëzve të ndryshme. Në 2003-n ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.