Lagarde: “Ekonomia botërore po përballet me rreziqet që vijnë nga ekonomia e dytë e botës, Kina”

517
“Ajo ç’ka kemi kuptuar këto javët e fundit në tregjet financiare, është fakti se Azia është bërthama e ekonomisë globale dhe sesi luhatjet në vetëm një bursë të Azisë, mund të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën financiare”.
Tregjet financiare në botë por edhe monedhat kanë pësuar luhatje të ndjeshme që pas zhvlerësimit të monedhës kineze gjatë muajit gusht.
Lagarde tha se ekonomia botërore po përballet me rreziqet që vijnë nga ekonomia e dytë e botës, Kina, me ngadalësimin e ritmit të ekonomisë janoneze, me rënien e cmimit të mallrave dhe me paqartësinë rreth normës së interesit në Shtetet e Bashkuara.
“Autoritetet, supervizorët duhet të qëndrojnë vigjilentë në çdo kohë për çdo rrezik të mundshëm” tha Lagarde.
Shefja e FMN-së tha se institucionet ndërkombëtare si banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë, banka Aziatike për Zhvillim dhe Banka Botërore duhet të punojnë bashkë për të përmbushur nevojat e rajonit aziatik me financime.
Sigal