Lady Gaga anulon turneun edhe në Europë, i shtyn në 2018-ën

619
Gjendja shëndetësore e Lady Gaga duket se është vërtetë serioze. Pas anulimit të koncertit në Rio de Janeiro, këngëtarja ka shtyrë dhe turin në Europë për në vitin 2018. Të premten ajo anuloi koncertin në Rio, pasi u ndje keq dhe ishte shtruar në spital.
Shkak për këtë shtyrje kanë qënë “dhimbjet e forta fizike” të shkaktuara nga fibromylagia.Ylli i pop-it ka shkruar një postim në Twitter për fansat e saj ku shpjegon se i duhet kohë të luftojë me sëmundjen, për të cilën ka folur në dokumentarin e saj në Netflix.
Postimi i këngëtares shoqërohet me një foto të saj duke u lutur me rozare në dorë. “Unë kam qënë gjithmonë e hapur për të folur për sfidat e mia fizike dhe mendore. Prej vitesh në përpjekje për të fituar ndaj tyre. Është e ndërlikuar dhe e vështirë për t’ju shpjeguar, dhe po përpiqemi të kuptojmë”, shkruan Lady Gaga.
Sigal