Laborator droge në Stamboll, arrestohet shqiptari

87
7 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar, janë arrestuar në Stamboll të Turqisë me lëndë narkotike që arrinte vlerën e pothuajse 1 milion dollarëve.
Policia bastisi një shtëpi fermë në distriktin e Çatalcas pas informacioneve se vendi po përdorej si laborator për të prodhuar methamphetaminë, e klasifikuar si drogë stimulante.
“Hurriyet” raporton se policia konfiskoi 9 kilogramë methamphetamine, rreth 15 kg kokainë dhe kimikate të tjera të përdorur në prodhim.
Sipas medias turke, vlera totale e drogës së sekuestruar arrin në mbi 4 milion lira turke (mbi 900 000 dollarë).
Në këtë operacion policia ka arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve turq, një iranian, një britanik, një uzbek dhe një shqiptar. Identiteti i plotë i shqiptarit nuk bëhet i ditur.
Ky është operacioni i dytë i policisë turke kundër prodhuesve të drogave sintetike në dy ditë. Më parë është sekuestruar 1.1 ton methylamine. E gjithë sasia e drogës mendohet se është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 5 milionë pilula të tilla si ekstazi dhe LSD, vlera në treg e të cilëve arrin në rreth 24 milionë dollarë.