Sigal

Kjo video është bërë virale, pasi avioni u përpi nga era e forte në qiellin e një aeroporti kinez, por falë manovrës të shkëlqyer të pilotit ai arriti të ulej në pistë, me dëmtime të vogla e me disa të plagosur.

Videoja e publikuar nga Time News International, shfaq një aeroplan duke u rrotulluar në ajër, përderisa supozohet se një tajfun goditi Kinën.
Sipas postimit në Facebook, kompania ajrore “Bejing Capital Airlines” e konfirmoi aksidentin, ku në total, ishin 166 pasagjerë në aeroplanë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.
Pas uljes në Aeroportin Shenzen, u bë një evakuim urgjent, ku mbetën pesë pasagjerë të lënduar, thuhet në postim.