Ky është hoteli me 5 yje ku do takohet Trump me Kim Jong Un

554
Sigal

Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel me 5 yje në ishullin Sentosa të Singaporit, sipas konfirmimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por shumë detaje janë ende të pakonfirmuara. Ai do të jetë takimi i parë mes një kreu koreano-verior dhe një presidenti amerikan në detyrë.

Trump tha të martën se, planet ishin duke ecur përpara në mënyrën e duhur.

“Shumë negociata janë zhvilluar përpara udhëtimit tim, e gjithashtu janë hedhur themelet për një marrëdhënie të fuqishme”, u tha ai reporterëve. “Samiti është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë i tillë për shumë ditë”.

Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi në “Twitter” se samiti do të zhvillohet në hotelin me 5 yje “Capella”. Sentosa është njëri prej 63 ishujve që përbëjnë Singaporin.

Ishulli prej 500 hektarësh, i ndodhur shumë pranë ishullit kryesor, është strehë e resorteve luksoze, marinave provate dhe klubeve të golfit. Por ishulli ka edhe një histori të errët piraterie, gjakderdhjeje dhe lufte.