Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re, Haradinaj zgjidhet kryeministër

102
Edhe Kosova ka zgjedhur sot qeverinë e re. Ramush Haradinaj ka marrë besimin e deputetëve që të jetë Kryeministër i Qeverisë së re të Kosovës.

Qeveria e udhëhequr prej tij mori 62 vota. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lënë sallën e Kuvendit. Zafir Berisha nga Nisma ka abstenuar për ta votuar Ramush Haradinajn.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:
Zëvendëskryministër i parë Behgjet Paoclli
Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj
Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj
Zëvendëskryeministër Dardan Gashi
Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq
Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha
Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministër i Financave Bedri Hamza
Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili
Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha
Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri
Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi
Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj
Ministër i Diasporës, Daradan Gashi
Ministër i Bujqësisë, Nenad Rikado
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri.