Kuvendi i Kosovës voton pro transformimit të FSK-së në ushtri

738
Sigal

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon FSK-në në ushtri.

Në sallë në momentin e votimit ishin të pranishëm 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro në Ligjin për Forcën. Mësohet se lista SRPSKA u largua nga salla në momentin e votimit.

Njëri nga deputetët e Listës Serbe mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehu qëndrimin kundërshtues të Listës Serbe, para se ky grup të braktiste seancën.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë gjatë seancës se ndryshimi i ligjeve për FSK-në është në kundërshtim me aktet ndërkombëtare për Kosovën.

Votimi i projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes është futur si pikë e parë e rendit të ditës pas kërkesës së opozitës.

“FSK do të përbëhet nga një komponentë aktive prej jo më shumë se pesë mijë (5000) pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë”, thuhet në nenin 23 të projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.