Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për Haradinajn, kërkohet lirimi i tij

482
Të gjitha grupet parlamentare në Kosovë kanë dhënë mbështetjen e tyre për rezolutën përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.
Nga 79 deputetë sa ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës, vetëm një ka qenë kundër. Rezoluta parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt, bëjnë me dije mediat kosovare.
Pikat e rezolutës:
-Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.
-Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.
-Qeveria të kërkojë nga BE që të pastrojë listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.
-Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e një anshëm të Serbisë.
Sigal