Kuvendi do hartojë rezolutë: Haradinaj brenda orës në Kosovë

275
Kuvendi i Kosovës mban një seancë të jashtëzakonshme ku kërkohet dalja me një rezolutë ku të kërkohet të ndërhyhet tek Sllovenia për të bërë menjëherë lejimin e kthimit të Haradinajt në Kosovë.
Seanca është thirrur nga AAK e Haradinajt dhe erdhi si propozim i Donika Kada Bujupit.
65 deputetë kanë votuar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për ndalimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga ana e autoriteteve sllovene, sipas një fletarrestim të lëshuar nga ana e Serbisë.
“Të dalim me rezolutë të menjëherëshme të obligojë institucionet përkatëse që përtej fjalës të dalin në veprime kundrejt shtetit slloven, dhe brenda orës Haradinaj të jetë në Kosovë” tha anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada.
Seanca është ndërprerë për 10 minuta. AAK bëri thirrje për votë unanime të kësaj rezolute.