Kush ka frikë nga rimëkëmbja e Greqisë?

484
Një nga problemet më të mëdha të krizës greke, ka qenë trajtimi i politikës tatimore. Ndërsa është shkruar shumë për evazionin fiskal dhe sistemin e komplikuar të taksave në Greqi, shumë pak, për të mos asgjë, nuk është thënë apo propozuar në nivelet më të larta të BE-së, për të ndryshuar dhe rivendosur një politikë të ndjeshme taksash në Greqi.
Në fakt, dhe me vemendjen e drejtuar vetëm tek pagesat e borxhit, taksat shtesë e kanë goditur rëndë ekonominë greke. Madje efektet e saj do të ndihen me shumë, në vitet që do të vijnë. Këtu lind natyrshëm pyetja: Kush ka frikë nga rimëkëmbja greke?
Nuk ka absolutisht asnjë kuptim, të pritet që pagesat e borxhit të kryhen nga një ekonomi me një bazë të shtrembëruar produktive, duke u fokusuar ekskluzivisht tek eksportet me vlerë të ulur të turizmit, me kapitalin njerëzor më të mirë që largohet në masë jashtë vendit, dhe me taksat më të larta se çdo vend fqinj apo vendet e tjera konkurruese.
Përbën një çudi, nëse ata që propozojnë politika të tilla fiskale, janë njëherazi të vetëdijshëm për konceptin e elasticitetit (e kërkesës konsumatore dhe të hyrave publike) apo të kuptojnë strukturën e stimujve për konsumatorët dhe bizneset. Kjo na bën të pyesim veten, pse fokusi është vetëm tek njëra anë e medaljes (privatizimet, taksa më të larta, përqindja e vogël e fitimit në disa sektorë që eksportojë mallra) dhe jo edhe në anën tjetër të saj (investimet e reja në vend, investimet e huaja direkte, taksa më të ulëta, vlerë me e lartë e shtuar e eksporteve të teknologjisë së lartë dhe të prodhimit të mallrave, arsimi i lartë). A nuk është e mundur, që grekët të mbledhin më shumë të ardhura nga taksat për pagesa e borxhit, në rast se ata lejohen të nxisin rritjen ekonomike të bazuar tek kualifikimi dhe aftësitë? A nuk është e mundur, që normat e taksave të ulëta të qëndrueshme, të sigurojnë stimuj për kompanitë vendase dhe të huaja, për të krijuar linja të reja prodhimi dhe diversifikuar investimet e tyre në sektorë të rinj?
A nuk është e mundur, që firmat e huaja të duan të bashkëpunojnë për prodhimin dhe tregtinë, pikërisht në portën e Evropës? A nuk është e mundur, që një skemë e re e stimujve të biznesit mund ta bëjë më të lehtë jetën e Greqisë dhe të Evropës?
Apo është rasti, që çdo propozim i mësipërm do të thotë një pjesë të vogël torte për lojtarët aktualisht të fortë? Është përshtypja jonë, se kolegët tanë evropianë janë të interesuar vetëm për ta kthyer kapitalin e bollshëm fizik dhe njerëzor nga monopole publike në ato private, dhe për t’i shitur ato jashtë vendit. Struktura e tregut, që lejon rritjen e shëndetshme ekonomike, nëpërmjet konkurrencës efikase, nuk ndryshon nëse ne kthejmë një monopol publik në privat. Çdokush që ka kaluar që ka kaluar provimin e “Ekonomiks 101” e kupton se rezultati optimal, është ai që rrit mirëqenien për të gjithë brenda vendit duke zgjeruar njëkohësisht torten, dhe jo duke e rishpërndarë atë ekzistues në interesa të veçanta (vendase ose të huaja).
Nuk kemi parë asnjë koment, për shpërndarjen e taksave midis sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Ku e kanë lexuar këshilltarët tanë të mençur të ekonomikë, se rritja e taksave indirekte është e mirë për ekonominë dhe konsumatorin fundor, në një recesion?
Ku është e shkruar, se një shtet i mirëqenies sociale, ka nevojë për një normë tatimi mbi të ardhurat 40 përqind, një TVSH 23 përqind dhe një normë tatimore 28 përqind për të ardhurat e biznesit?
Normat e larta të taksave, janë të dëmshme për rritjen aktuale te ekonomisë greke. Mbledhja e taksave dhe evazioni fiskal, është një problem, por zjarri nuk mund të shuhet me benzinë. Pa një tortë të madhe, ne s’mund të presim që grekët (më në fund) do të të paguajnë pjesën e tyre (të drejtë), ndaj kreditorëve dhe shtetit grek. Ngjan sikur kolegët tanë evropianë, e kanë kategorizuar Greqinë si një vend për të shijuar vetëm detin, diellin dhe të dashurën/dashurin, duke neglizhuar cilësinë vërtetë të lartë të burimeve njerëzore që kemi, vendndodhjen strategjike, si një llogore e rëndësishme e stabilitetit në të gjithë rajonin.
Ne jemi të gjithë në kërkim të mbështetjes së partnerëve tanë evropianë dhe globale, për të përkrahur në mënyrë aktive thirrjen tonë për norma të ulëta tatimore për Greqinë. Ne kemi nevojë urgjentisht për një sistem të ri dhe të drejtë taksash, që të mund tërhiqen investime për të krijuar vende të reja pune;një sistem tatimor me tarifa të ulëta dhe jo më të larta, pa taksa indirekte për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë; një sistem tatimor, ku mbledhja e të ardhurave, mund të bëhet mbi taksat që kanë kuptim për konsumatorët dhe bizneset.
Në një sistem global, ku secili funksionon jashtë menyres së tij me avantazhet e tij krahasuese, një mekanizëm i ri që gjeneron mirëqënie duhet të krijohet për grekët. Përndryshe ne e konsiderojmë jashtëzakonisht të vështirë të kuptojme sesi ekonomia me nje mplakje të shpejtë, me 25 përqind papunësi, një krizë të rëndë humanitare dhe ikjes së madhe të trurit, s’mund të paguajë kurrë nevojat e tanishme, nëse nuk lejohet të ketë rritje.
Le t’i japim fund diskutimit në lidhje me shërbimin e borxhit grek, dhe problemet e ekonomisë greke. Më përjashtim të rastit, kur dikush është me të vërtetë i frikësuar nga rimëkëmbja e Greqisë.
Sigal