Kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge në Itali

571
Sigal

Mediat italiane i kanë dhënë jehonë një operacioni policor në Mesina në Itali të koduar “Tuneli”, ku në pranga përfunduan shqiptarë e italianë, pjesë e një grupi strukturor të trafikut të drogës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, policia po vazhdon aksionin ende në 3 vende, ku dyshohet se trafikantët fshihnin lëndën narkotike. Tre nga shqiptarët e arrestuar nuk kishin vendbanim fiks. Emri i operacionit të policisë italiane ishte “Tuneli”, për shkak se droga ruhej në një ambient të tillë. Droga u kap në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Në këtë vend janë kapur 40 kilogramë marijuanë. Agjentët janë ende të angazhuar për të vërejtur nëse 12 të arrestuarit këtë mëngjes për trafik droge kanë ende bashkëpunëtorë apo jo. Përpos marijuanës, në tunel u kap edhe sasi e madhe e kokainës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ajet Cepaj, Francesco Delia, Francesko Di Giovanni, Santino Di Pietro, Antonino Ieni, Francesco Maggio, Rito Mecaj, Salvatore Mecaj, Domenico Pappalardo, Cristian Restuccia, Andrea Caporlingua, Ernard Hoxha dhe Mizafer Binaj.

Hetimet për këtë rast kanë filluar që në pranverën e vitit 2017, teksa në një burg flitej me kode dhe ndër të tjera thuhej “peshku është kapur”. Gjatë gjithë kësaj kohe, grupi u mbajt nën vëzhgim, derisa u konfiskuan 40 kilogramë marijuanë, drogë e llojeve të ndryshme dhe armë.

Hetimet kanë përfshirë edhe përgjimin ambiental dhe përgjimet e telefonave të të arrestuarve. Një rol me rëndësi në këtë organizatë kishte Santino Di Pietro, i cili rekrutonte shqiptarë në trafik droge.  Hetimet vazhdojnë për sekuestrim të pronave të vëna nga para kriminale.