Kush ishte terroristi që tronditi Londrën me sulmin pranë Parlamentit

51
Ky person që shihni në foto është personi i cili sipas mediave britanike ka kryer sot sulmun terrorist prane Parlamentit, qe tronditi Londren.
Ai eshte identifikuar si Abu Izzadeen, thuhet se ka lindur ne Britani dhe njihet si predikuesi i urrejtjes, dhe një mbështetës i zëshëm i Shtetit Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL).
Ai thuhet gjithashtu se ka shërbyer si zëdhënës i grupit Al ghurabaa, një organizatë e ndaluar nga ligji i Terrorizmit ne vitin 2006.
Izzadeen mësohet se u bashkua me islamin ditën kur mbushi 18-vjeç, në 17 prill të 1993, duke e ndryshuar emrin e tij në Omar, ndonëse preferonte ta thërrisnin Abu Izzadeen. “Daily Mail” shkruan se 42-vjeçari flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe arabe. Me profesion është elektricist. Në vitin 1998 është martuar dhe ka tre fëmijë.
Pak orë më parë ai u qëllua për vdekje nga policia, pasi shpërtheu me makinë derën e parlamentit anglez, shtypi dhjetëra persona duke lënë të vdekur 2 prej tyre, ndërsa më pas theri edhe një polici, viktima e tretë.