Kush donatorët më të mëdhenj për shoqatat e bamirësisë në 2017

544
Çdo vit, njerëzit më të pasur në botë dhurojnë miliarda dollarë për institucionet dhe organizatat filantropike. 2017 ishte një vit i mirë për shoqatat e bamirësisë.
Sipas revistës ‘The Chronicle of Philanthropy’, në 2017 totali i donacioneve për bamirësi arriti në 10.2 miliardë $, një shifër e lartë në krahasim me 4.3 miliardë $ në 2016.
Në krye të listës së revistës ‘Chronicle’ ishin tre super-donacione prej 1 miliard $ ose më shumë të dhuruara nga filantropistë të botës së teknologjisë.
Donacioni më i madh ishte nga themeluesi i ‘Microsoft’, Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda, në total 4.6 miliard $ nga aksionet e Microsoft, për fondacionin që çifti themeloi në vitin 2000, Fondacionin Bill & Melinda Gates, i cili fokuson përpjekjet e tij filantropike mbi çështjet e shëndetit, zhvillimit dhe edukimit në të gjithë botën. Vlera e fondacionit është rreth 40 miliard $, ndërsa pasuria e Bill Gates ka arritur në 92 miliard $, sipas revistës prestiogjioze ‘FORBES’.
Pas çiftit Gates, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan dhuruan 1.9 miliard $ për Fondacionin Chan Zuckerberg, pjesë e organizatës së tyre, ‘Iniciativa Chan Zuckerberg’.
Sipas revistës ‘The Chronicle of Philanthropy’, fondet do të shkojnë për edukimin, strehimin, shkencën dhe përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale. Pasuria e Zuckerberg është 75.8 miliard $, sipas revistës ‘FORBES.’
Donacioni i tretë më i madh për 2017 ishte nga Michael Dell, themeluesi i kompjuterave Dell dhe gruaja e tij Susan. Çifti Dell dhuroi 1 milliard $ për organizatën e tyre të bamirësisë, Fondacionin Michael & Susan Dell. Sipas revistës FORBES, pasuria e Michael Dell arrin në 24 miliard $.
Financieri George Soros dha një sërë donacionesh bamirësie në 2017 që në total ishin më shumë se 1 miliard $ por nuk u fut në listën e donatorëve më të mëdhenj pasi shuma nuk u dhurua në një donacion të vetëm, sipas revistës ‘The Chronicle’.
Sigal