Kusari- Lila: Ja kush deshi të më vrasë

455
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, për herë të parë ka treguar se nga kush ishte e rrezikuar që të vritej. Ajo sot para asamblistëve të Gjakovës, ka thënë se janë paguar vrasës nga Shqipëria për ta ekzekutuar. “Janë paguar njerëz nga Shqipëria që të më ekzekutojnë. Pazari është kryer në Gjakovë”, ka thënë ajo. Kusari- Lila ka theksuar se informatat i ka nga Policia e Shqipërisë. Mimoza Kusari në një garë sportive që ishte mbajtur para disa muajsh, me ç’rast kishe qenë pjesëmarrëse në të, ishte ruajtur nga Njësia Speciale e Policisë, me arsyetimin se ishte e rrezikuar.
Sigal