Kurti: Asociacioni, një “mini-qeveri” që mund të bashkëpunojë me Putinin

460
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti në Parlamentin e Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për redaksinë malazeze të RTK-së, ka thënë se ka frikë nga mundësia që Asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të ishte një “mini-qeveri”, që do të mundte të vendos kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin.
Siç transmeton “televizioni serb, themeluesi i lëvizjes radikale, Kurti, ka thënë se opozita e bashkuar do të kundështojë deri në fund që kjo gjë të mos ndodh dhe të mos themelohet AKS-ja.
Kurti ka theksuar se Asociacioni do të ketë presidentin e vet, flamurin dhe simbolet, kontroll të plotë në zhvillimin ekonomik në nivel lokal, në planifikimin rural dhe urban, në shëndetësi, arsim e kulturë.
Ai po ashtu ka përmendur se Asociacioni do ta ketë një adiministratë të quajtur Bord Ekzekutiv, që sipas tij, do të themelojë një “mini-qeveri”, të përbërë nga shtatë njerëz.
Sipas tij, AKS-ja do ta ketë të drejtën të themelojë marrëdhënie diplomatike me komunitetet tjera simotra, siç janë ato në Serbi, Rusi e Bjellorusi.
Sigal