Kurdët “bëjnë marrëveshje” me qeverinë siriane kundër Turqisë

553
Luftëtarët kurdë në Sirinë veri-perëndimore thonë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, mbi bazën e së cilës do të dërgojnë trupa për të ndihmuar në zmbrapsjen e ofensivës turke.

Qeveria siriane në Damask ende nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.
Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, përtej kufirit të saj në Afrin, si terroristë dhe ka nisur ofensivë të madhe kundër tyre, muajin e kaluar.
Aktualisht nuk ka prani ushtarakësh sirianë në zonë. Një zyrtar i lartë kurd, Badran Jia Kurd, tha për Reuters se ushtarët e qeverisë mund të hynin në rajonin Afrin brenda pak ditësh dhe se do të vendoseshin në disa pozicione kufitare.
Marrëveshja e supozuar u raportua gjithashtu nga grupi i mediave kurde Rudaw, i cili citoi një politikan kurd nga Siria dhe një agjenci lajmesh që mbështet forcat kurde të Sirisë.
Nësë marrëveshja është reale, trupat turke mund të gjejnë veten duke u përballur jo vetëm me luftëtarët kurdë në Afrin, por edhe me ushtrinë siriane.
Sigal